2,7 miliardë Euro transfere nga 10 klube

Futboll 06 Shkurt 2018 16:40

Barcelona gjatë këtij sezoni ka shpenzuar vetëm 4 milionë Euro më pak sesa PSG në transfere, edhe pse klubi francez ishte në fokus të të gjithëve pas transferimit të Neymarit për shifrën rekorde prej 222 milionë Eurosh.

Mirëpo, nëse me kujdes shikohen shifrat del në Barcelona këtë sezon, pas transferimit Coutinhos ka shpenzuar gjithsej 418 milionë Euro, kurse PSG gjithsej 414 milionë.

Dallimi ndërmjet këtyre dy klubeve në shpenzime është se Barcelona gati gjysmën e mjeteve të përgjithshme gjegjësisht 173 milionë i ka shpenzuar pikërisht në transferin e Coutinhos dhe të tjerëve në pjesën e dytë të sezonit.

Manchester City është klubi i tretë për nga paratë e shpenzuara në transfero të lojtarëve, kurse Chelsea e Milan janë ndër pesë shpenzuesit më të mëdhenj, ndonëse rezultatet e këtyre dy klubeve, vështirë se i arsyetojnë qindra milionat në transfere.

klubishpenzimet verëshpenzimet dimërtotal
PSG418-418 milionë
Barcelona 241174414
Manchester City28174355
Chelsea23665301
Milan250-250
Everton17354227
Manchester United197-197
Liverpool10485189
Juventus165-165
Tottenham Hotspur10133133

Edhe këtë sezon, liga evropiane ku shpenzohet më së shumti para është Premier Liga dhe listën e dhjetë klubeve që kanë shpenzuar më së shumti, gjysma janë klube angleze.

Premier Liga angleze po ashtu është liga ku paraqiten më së shumti lojtarë të huaj në ekipet elitare.