Barcelona 4:0 Sevilla – vlerësimet e lojtarëve

Futboll 06 Tetor 2019 23:48

Barcelona ka shënuar fitore të thellë në ‘Camp Nou’. Blaugranët kanë mposhtur 4:0 Sevillan, me Messin që shënoi golin e parë të sezonit.

Luis Suarez (27’) me një gol të bukur shënoi për epërsinë fillestar të Barçës, para se Arturo Vidal (32’) dhe Ousmane Dembele (35’) të realizonin për rezultatin e pjesës së parë 3-0.

Rezultati u vulos nga Lionel Messi (78’) që shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë.

Pas kësaj fitoreje, Barça mban pozitën e dytë me 16 pikë kurse Sevilla zbret në vendin e gjashtë me 13 pikë.

Më poshtë keni edhe notat e lojtarëve nga kjo ndeshje: