Barcelona barazon rezultatin ndaj Valencias, Fati shënon gol të bukur nga distanca

Futboll 17 Tetor 2021 21:39

Barcelona ka arritur të barazoi rezultatin kundër Valencias, sfidë që është duke u zhvilluar në “Camp Nou”.

Ishte talenti spanjoll Ansu Fati që barazoi rezultatin, tetë minuta pas golit të mysafirëve.

Pas një pasimi nga Memphis Depay, Fati në mënyrë fenomenale e dërgoi topin në rrjetë (13′).

Rezultati momental është 1 – 1.

-->