Barcelona bën detyrën ndaj Getafes

Futboll 28 Shtator 2019 17:59

Barcelona ka arritur të shënojë fitoren e radhës në kuadër të La Liga.

Katalanët kanë luajtur në udhëtim kundër Getafe, ku kanë arritur të shënojnë fitore me rezultatin 0:2.

Golin e parë në këtë takim e realizoi Luis Suarez, në minutën e 45’, kur pranoi asistimin e Marc Andre Ter – Stegen.

Fitoren e Barcelonës e vulosi Junior Firpo, i cili shënoi në minutën e 49’, për të siguruar tri pikët e radhës për ‘Blaugranët’.

Me këtë fitore, Barca numëron 13 pikë për pozitën e dytë, një më pak se Reali i Madridit që ka një ndeshje më pak, të cilën e luan sonte, kundër Atletico.