Barcelona – Chelsea, sot super miqësorja në Japoni

Futboll 23 Korrik 2019 10:48

Barcelona – Chelsea është ‘miqësorja e luksit’ që do të zhvillohet sot në Saitama të Japonisë.

Dy gjigantët evropianë, do të përballen mes vete në kuadër të ‘Rakuten Cup’, përcjell Insporti

Në ‘Saitama Stadium’, trajneri Ernesto Valverde pritet që t’i japë debutimet transferimeve të reja Antoine Griezmann, Frenkie de Jong e Neto – derisa nëntë prej 26 lojtarëve të ftuar janë nga Barcelona B.

Lionel Messi, Luis Suarez e Arthur Melon që të tre mungojnë shkaku i pushimeve që kanë marrë pas Copa Americas, derisa Chelsea do të jetë pa N’Golo Kanten që është kthyer në Londër për të marrë trajtimin e nevojshëm për një shqetësim në gju.

Këto janë formacionet e mundshme:

Barcelona: Neto; Semedo, Todibo, Umtiti, Alba; Monchu, Busquets, De Jong; Malcom, Abe, Griezmann

Chelsea: Caballero; Azpilicueta, Zouma, Christensen, Alonso; Barkley, Mount, Bakayoko; Pedro, Kenedy, Giroud

Ndeshja do të luhet me fillim prej orës 12:30, sipas kohë tonë.

-->