Barcelona – Chelsea, super ndeshja për një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Futboll 14 Mars 2018 08:44

Barcelona dhe Chelsea takohen sonte në ndeshjen e kthimit në Camp Nou në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë u mbyll në barazim 1:1 andaj dueli sonte do ta caktojë çerekfinalistin.

Barcelona do të mund të kualifikohet me një fitore ose barazim pa gola, derisa Chelseat i duhet barazimi me më shumë se dy gola ose fitore për të shkuar tutje.

Para ndeshjes, EuroSport ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave.

Barcelona (4-3-1-2): ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Umtiti, Alba; Rakitić, Busquets, André Gomes; Paulinho; Messi, L. Suárez.

Chelsea (3-4-3): Courtois; Azpilicueta, A.Christensen, Rüdiger; Moses, Fàbregas, Kanté, Marcos Alonso; Willian, Hazard, Pedro.