Barcelona – De Ligt, zhvillim i papritur

Futboll 29 Maj 2019 12:21

Kapiteni i Ajaxit, Mathijs De Ligt është një nga më të kërkuarit në afatin kalimtar.

Për holandezin interes të fortë ka shfaqur Barcelona aq sa u tha se klubi katalanas kishte arritur marrëveshje me qëndërmbrojtësin.

Por sipas mediave spanjolle, Barcelona është gati të heq dorë nga përpjekjet për të arritur te talenti i Ajaxit.

Drejtuesit e klubit blaugrana nuk janë aspak dakord me mënyrën se si menaxheri i futbollistit Mino Raiola po e drejton këtë çështje, ndaj pritet të ndërpresin negociatat.

Tërheqja e Barcelonës u hap derën kështu ekipeve të tjera si Manchester United, Juventus e Paris Saint Germain të synojnë transferimin e 19-vjeçarit.