Barcelona dënohet për transferimin e Griezmannit… me shumë modeste 300 euro

Futboll 26 Shtator 2019 14:56

Federata spanjolle e futbollit ka dënuar skuadrën e Barcelonës mbi transferimin e Antoine Griezmann nga Atletico Madrid.

Kampionët e La Liga kanë transferuar Antoine Griezmann nga Atletico për 120 milionë euro, gjatë kësaj vere, por marrëveshja u komplikua për shkak të klauzolës së tij.

Klauzola e francezit kishte vlerën e 200 milionë eurove dhe ra në 120 milionë vetëm pas 1 korrikut (12 ditë më vonë Barca nënshkruante me të).

Atletico kishte akuzuar katalanët duke insistuar se marrëveshja me lojtarin ishte arritur para datës 1 korrik, duke kërkuar që Barca të paguajë edhe 80 milionë euro.

Sipas raportimeve të gazetarit spanjoll, Alfredo Martinez, federata ka detyruar ‘Blaugranat’ që të paguajnë 300 euro. Sigurisht, kjo shifër është jashtëzakonisht e ulët krahasuar me fuqinë ekonomike të skuadrës katalane.

Griezmann ka shënuar tri gola në gjashtë ndeshjet e para me Barcelonën, dy prej të cilave në ‘Copa del Rey’.