Barcelona – Dortmund, formacionet e mundshme

Futboll 27 Nëntor 2019 11:08

Sot në kuadër të grupit F do të zhvillohet ndeshja mes Barcelonës dhe Dortmundit.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Te vendasit nuk do të luajnë Nelson Semedo dhe Jordi Alba për shkak të lëndimeve, ndërsa te mysafirët rezervë pritet të jetë Thorgan Hazard.

Barcelona është lidere e grupit me 8 pikë, një më shumë se Dortmundi i vendit të dytë. Interi me 4 pikë është në pozitën e tretë.

Më poshtë formacionet e ndeshjes që fillon në ora 21:00.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen, Roberto, Umtiti, Lenglet, Firpo, Vidal, Busquets, De Jong, Messi, Suarez, Griezmann.

Dortmund (4-2-3-1): Burki, Pisczcek, Weigl, Hummels, Hakimi, Witsel, Dahoud, Sancho, Reus, Brandt, Alcaces.Kujtojmë që ndeshja zhvillohet në “Camp Nou” dhe fillon në ora 21:00.

-->