Barcelona e CSKA kryesojnë Euroleague, dështim i ekipeve greke

Basketboll 21 Tetor 2019 10:23

Barcelona dhe CSKA Moskë janë dy ekipet që kryesojnë renditjen e Euroleague në basketboll për meshkuj pas takimeve të javës së tretë.

Skuadra spanjolle arriti një fitore të lehtë me shifrat 103-84 ndaj gjermanëve të Alba Berlin, ndërsa CSKA-ja fitoi 99-86 derbin moskovit me Khimki.

Ndeshja e parë sezonale për Real Madrid, që u mund në fushën e Zalgiris, ndërkohë që surprizë është humbja është humbja e të dyja ekipeve greke. Olympiacos u mund 77-68 nga rusët e Zenit, ndërsa Panathinaikos u ndal në sekondat e fundit nga italianët e Milano. /telesport.al/

Euroleague – Java e tretë

Moskë – Khimki Moskë, 99-86

Zalgiris Kaunas – Real Madrid, 87-73

Fenerbahce – Baskonia Gasteiz, 87-80

Macabi Tel Aviv – Crvena Zvezda, 84-69

Bayern Mynih – Villeurbane, 104-63

Panathinaikos – Armani Milani, 78-79

Olympiacos – Zenit st.Petërburg, 68-77

Barcelona – Alba Berlin, 103-84

Valencia Basket – Anadolu Efes, 78-83

 

-->