Barcelona e Juventusi ‘luftojnë’ për yllin e Chelseat

Futboll 03 Tetor 2019 14:16

Ylli brazilian i Chelseat, Willian mund të largohet vitin e ardhshëm nga klubi londinez, ndërsa shumë klube të mëdha evropiane duan shërbimet e tij.

Willian nuk është i lumtur tash e sa kohë te Blutë, pasi ka humbur vendin e titullarit që nga koha e Maurizio Sarrit.

Në verë, Barcelona tentoi disa herë transferimin e tij, por klubi londinez i refuzoi ato si të ulëta, ndërsa tani garës i është shtuar edhe Juventusi.

Sipas mediumit italian Calciomercato, Barcelona po përgatitet të mposhtë Juventusin në garën për të nënshkruar yllin brazilian.

Bianonerët janë të interesuar për 31-vjeçarin, por kampionët spanjollë janë të gatshëm t’i ofrojnë atij një pagë më të madhe në Camp Nou.

Willian ka shënuar dy herë në tetë ndeshje në të gjitha garat për Chelsea këtë sezon.

Ai ishte vendimtar pasi shënoi golat e fitores në dy takimet e fundit të ‘Bluve’, ndaj Brightonit dhe së fundmi ndaj Lille.