Barcelona e mbyll me epërsi minimale pjesën e parë ndaj Valencias

Futboll 17 Tetor 2021 21:52

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit, Barcelona – Valencia.

Katalunasit janë në epërsi me rezultat të ngushtë 2-1.

Jose Gaya fillimisht kaloi mysafirët në epërsi me një supergol nga distanca pas vetëm pesë minutave lojë.

Ishte sulmuesi Ansu Fati që realizoi golin e barazimit në mënyrë fenomenale tetë minuta më vonë (13′).

Ndërsa, spanjolli pastaj fitoi një penallti, të cilën e konkretizoi Memphis Depay (41′).

Mbetet të shihet nëse do vazhdojë ky rezultat edhe gjatë 45 minutave të dytë.

-->