Barcelona e mundi Napolin në miqësore, vendosi ky gol

Futboll 08 Gusht 2019 08:36

Skuadrat evropiane po vazhdojnë të përgatiten para fillimit të edicionit të ri. Njëra nga dy ndeshjet miqësore që janë prenotuar nga klubet me mëdha, Barcelona dhe Napoli, u zhvillua mbrëmë.

Rakitic e Busquets realizuan për katalunasit, kurse për napoletanët shënoi lojtari tjetër i katalunasve, Umtiti, por në portën e gabuar.

Vendimtar ishte goli i fitores i Rakiticit, për 2:1, kur kishin mbetur edhe dhjetë minuta deri në fund.

Ndërkaq, pas dy ditësh të dyja klubet do të përballen mes vete sërish, për t’u afruar edhe më shumë drejt sezonit 2019/2020.

Kujtojmë se prej kampionateve më të mëdha, Premierliga starton këtë fundjavë.