Barcelona e përdor Messin për t’u tallur keq me Manchester Unitedin pas ndeshjes

Futboll 17 Prill 2019 11:55

Barcelona është ‘tallur’ me Manchester Unitedin pas ndeshjes së djeshme.

Mbrëmë, blaugranët mposhtën ‘Djajtë e Kuq’ me rezultat të thellë, 3:0 në çerekfinalen e dytë, raporton Insporti

Siç ndodh pothuajse gjithmonë në ndeshjet e mëdha, e veçanërisht ndaj klubeve angleze në këtë garë, në skenë sërish doli Leo Messi. Kësaj radhe, ai i shënoi dy prej golave të Barcelonës.

Por, pas ndeshjes gjiganti spanjoll është tallur me kundërshtarin në rrjetet sociale.

Në ‘Twitter’, Barcelona ka postuar një fotografi të Messit, ku ka shkruar “Messi at the wheel”.

Klubi katalonas kështu ka ironizuar me këngën e tifozëve të Manchester Unitedit që i dedikohet trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, “Ole at the wheel” – që do të thotë “Ole është në kontroll”, apo “Ole ka timonin”.

Barcelona e eliminoi Manchester Unitedin me rezultat të përgjithshëm 4:0, pas dy çerekfinaleve. /Insporti.com/