Barcelona e publikon listën për miqësoren ndaj Nastic – ftohet Rey Manaj

Futboll 21 Korrik 2021 12:17

Koeman e ka publikuar listën për takimin miqësor ndaj Nastic, klubit nga kategoria e tretë e futbollit spanjoll, e cila mban emra shumë të panjohur për publikun, transmeton Insporti.

Pjesë e listës është sulmuesi shqiptar, Rey Manaj për të cilin flitet se do t’i bashkohet një klubi të ri gjatë kësaj vere, është ftuar për këtë takim nga ekipi B i Barcelonës.

Takimi me klubin e Primera Division do të jetë i pari për Barcelonën e Koemanit në përgatitjet parasezonale dhe do të zhvillohet në orën 19:00 në Katalonjë.

Ndeshja do të zhvillohen me tifozë në stadiumin “Johan Cruyff”.

Ndeshjen e dytë përgatitore Barcelona do të zhvillojë kundër Gironas më 24 korrik.

-->