Barcelona e synon rekordin e vitit 1944, ja për çfarë bëhet fjalë

Futboll 12 Janar 2019 14:47

Përveç përpjekjes për “ta vrarë” përfundimisht e plotësisht La Ligan dhe për të avancuar deri në fund në “Copa del Rey”, Barça ka një tjetër sfidë në ndeshjet e ardhshme. Ambicia e skuadrës katalanase është për të pushtuar çdo gjë në dispozicion të saj.

Pra, ekziston mundësia e arritjes së një rekordi të ri, çka përbën motivim shtesë për trajnerin Valverde dhe futbollistët e tij. Kjo ka të bëjë me arritjen e periudhës më të gjatë të ndeshjeve radhazi, kur nuk mbetet pa gol.

Sot, Barcelona regjistron gjithsej 36 ndeshje zyrtare radhazi, në të cilat ka shënuar të paktën një gol. Kësaj ecurie mbresëlënëse ishte gati për t’i dhënë fund në ndeshjen e fundit, në “Ciutat de Valencia”, por penalltia e Philippe Coutinho evitoi rrëzimin.

Trajektorja e tanishme e 36 ndeshjeve të njëpasnjëshme është më e mira e klubit katalanas që nga viti 1997. Në vitin 1944, arritën në 44 ndeshje të tilla radhazi, ku goli i shënuar nuk mungoi. Pra, qëllimi i Valverdes është të mos “agjërojë” në këtë drejtim edhe në nëntë ndeshjet e ardhshme, për ta arritur rekordin e përmendur më lart.

Me fjalë të tjera, klubi katalonas do të duhet të shënojë gol kundër Eibar, Leganés, Girona, Valencia dhe Athletic Bilbaos në La Liga, si dhe në katër ndeshjet në radhë të Kupës së Mbretit.

Duhet të kujtojmë se hera e fundit, kur Barça nuk shënoi dot gol në një ndeshje, ishte më 10 prill 2018, në fushën e Romës. Kjo natë ishte fatale, sepse Valverde dhe të tijtë u eliminuan nga Championsi. Pavarësisht fitores 4-1 të ndeshjes së parë në “Camp Nou”, ata i tha lamtumirë ëndrrës së Championsit. Që nga ajo ditë, Barça ka shënuar në secilën prej ndeshjeve që ka luajtur.