Barcelona e zyrtarizon transferimin e parë për edicionin e ri

Futboll 08 Janar 2019 15:00

Barcelona e ka kompletuar transferimin e parë për sezonin 2019/20.

Klubi katalonas e ka transferuar qendërmbrojtësin Jean-Clair Todibo nga Toulouse.

Klubi ka njoftuar se mbrojtësi francez do të qëndrojë në huazim te klubi aktual, ndërsa do t’i bashkohet atyre më 1 qershor të këtij viti.

Kontrata e Todibo përfundon në fund të këtij sezoni, andaj ai do të kalojë si lojtarë i lirë.

19-vjeçari mund të luajë në qendër të mbrojtjes dhe në mesfushë, e që shihet si zëvendësues i Gerard Piques.