Barcelona është shumë e interesuar për yllin e Arsenalit – ja shuma që ofron për të

Futboll 04 Qershor 2020 17:30

Barcelona është duke shprehur interesim konkret për blerjen e sulmuesit gabonez të Arsenalit, Pierre Emerick Aubameyang, transmeton Insporti.

Kontrata e sulmuesit 30 vjeçar me Arsenalin përfundon në fund të sezonit të ardhshëm dhe për të janë interesuar shumë klube.

Ekipi i drejtuar nga Quique Setien ka konkretizuar interesimin sipas asaj që raporton “Daily Mail”, ku janë shprehur ta blejnë lojtarin për një shumë rreth 18 milionë euro.

Aubameyang reveals reason behind haircut

Aubameyang nuk shihet si plani b për Lautaro Martinezin, pasi klubi blaugrana është i interesuar të i sjellë të dy sulmuesit në “Camp Nou”.

Sulmuesi i lindur në Francë me prejardhje nga Gaboni ka qenë në formë fantastike këtë sezon duke realizuar 20 gola në 30 paraqitje.

Mbetet të shihet përgjegjia e Arsenalit por me një kontratë drejt skadimit opsionet nuk janë të shumta dhe londinezët mund të detyrohen ta shesin lojtarin nën vlerën e tregut. /Insporti.com/

-->