Barcelona fiton me golin spektakolar të Messit, rimerr kreun

Futboll 01 Dhjetor 2019 22:51

Barcelona është kthyer në krye të La Ligas pas fitores me rezultat minimal ndaj Atleticos.

Kryendeshja e javës së 15-të të La Ligas u luajt në “Wanda Metropolitano” ndërmjet Atletico Madridit dhe Barcelonës, shkruan Insporti

I përhershmi, Leo Messi ishte heroi i katalonasve me golin e shënuar katër minuta para fundit të kohës së rregullt.

Messi shënoi një gol tipik në stilin e tij, pas një depërtimi nga krahu i djathtë dhe bashkëveprimit me Luis Suarezin.

Argjentinasi me një goditje precize me të majtën nga jashtë zonës së 16-metërshit, e çoi topin në cepin e djathtë të portës së Jan Oblakut.

Barcelona tani me 31 pikë është lidere në kampionat, po aq pikë sa ka Reali që ndodhet në pozitën e dytë.

Atletico mbetet në pozitën e 6-të me 25 pikë. /Insporti.com/

-->