Barcelona fiton me përmbysjen ndaj Interit me dy golat e “El Pistoleros”

Liverpooli është duke e mposhtur Red Bull Salzburgun me rezultat 4-3 në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve.
Pas vetëm nëntë minutash lojë, Sadio Mane i kaloi në epërsi The Reds me një asistim nga Roberto Firmino.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Interit doli të jetë emocionuese, me shumë raste, ku në fund i nxori fitues katalunasit me rezultat 2-1.
Se kjo ndeshje do të ishte e vështirë për Barcelonën tregon minuta e tretë e ndeshjes kur Interit kaloi në epërsi.
Një aksion i bukur që e konkretizon Lautaro Martinez me një goditje të fuqishme nga brenda zonës.
Barcelona tentonte që të barazonte rezultatin, por që mbrojtja e Interit ishte në formë të lartë.
Rastin më të mirë pas golit e kishte sërish Martinez në minutën e 37-të, kur goditjen e tij të mirë me kokë e ndali Marc-Andre ter Stegen, duke e evituar një gol të sigurt.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e italianëve.
Në pjesën e dytë Ernesto Valverde bëri disa ndryshime, duke i futur në lojë Arturo Vidalin dhe Ousmane Dembelen.
Pikërisht nga një harkim i Vidal më së miri në afërsi të zonës u gjend Suarez që shënoi për 1-1.
Një prej golave më të bukur në Ligën e Kampionëve në këtë fillim edicioni.
Barcelona nuk u dorëzua. Zhvillohej minuta e 84-të kur nga një aksion individual i Lionel Messi, topi shkoi te Luis Suarez që me një lëvizje të bukur doli i vetëm me portierin për të shënuar për 2-1.
Deri në fund Interi nuk mundi të bëjë më shumë dhe Barcelona iu gëzua fitores së parë në grupe.
Barcelona ka katër pikë, ndërsa Interi mbetet me një pikë. /Telegrafi/