Barcelona i detyrohet edhe 42 milionë euro Liverpoolit për Coutinhon

Futboll 14 Tetor 2021 10:14

Barcelona ende nuk e ka bërë pagesën e plot për blerjen e Philippe Coutinho.

Sipas Cadena Ser, Barcelona ende i detyrohet 42 milionë euro Liverpoolit.

Katalunasit e kishin blerë për 160 milionë euro mesfushorin brazilian në vitin 2018 dhe që nga atëherë, ende janë duke paguar.

Lajmi i mirë për Barcelonën në krizë, është fakti se nuk i detyrohet më asnjë cent Borussia Dortmundit, ose Atletico Madrid, për transferimin e Ousmane Dembele dhe Antoine Griezmann respektivisht.Që të dy i kanë kushtuar Barcelonës 265 milionë euro.

-->