Barcelona i kundërpërgjigjet ish zv. Presidentit të skuadrës

Futboll 14 Prill 2020 09:13

Barcelona ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër ish zv. presidentit Rousaud.

Emili Rousaud, ish zv.presidenti i Barcelonës, ka shpërthyer në akuza kundër Josep Bartomeu, presidentit aktual të skuadrës katalane.

Akuzat ishin të rënda, përfshirë korrupsionin. Pas këtyre ngjarjeve, Rousaud ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, por akuzat i vazhdoi edhe më pas.

Ndaj ish zv.presidentit ka reaguar edhe skuadra e Barcelonës, e cila ka paralajmëruar së do të ndërmarrin hapat e duhur ligjorë.

“Bordi i drejtorëve të Barcelonës mohon kategorikisht secilin aksion që mund të përshkruhet si korrupsion dhe janë në pajtim që të përgjigjen në mënyrën ligjore”, thuhet në mes tjerash në njoftimin e Barcelonës.

Akuzat e fundit të Rousaud kanë dëmtuar imazhin e Bartomeut, por edhe të klubit katalonas.

Mbetet të shihet se çfarë hapa do të bëjë Barcelona në këtë luftë mediale.

-->