Barcelona ia sheh ‘sherrin’ koronavirusit, konfirmohen milionat e humbura

Futboll 10 Mars 2020 20:53

Përhapja e koronavirusit ka shkaktuar problem të mëdha edhe në kampionatet e futbollit.

Barcelona do t’i humbasë plot gjashtë milionë euro pas vendimit për ta zhvilluar ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Napolit pa tifozë, ka njoftuar presidenti i klubit katalonas, Josep Maria Bartomeu.

Shpërthimi i sëmundjes ngjitëse, koronavirus, i ka goditur të gjitha ngjarjet sportive nëpër botë, me Spanjën shteti më i fundit që ka vendosur t’i zhvillojë ndeshjet prapa dyerve të mbyllura, transmeton express.

Barcelona e pret Napolin javën e ardhshme në Camp Nou, për ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Champions, me ndeshjen e parë në Itali që u mbyll baras 1:1.

“Natyrisht se do të kemi humbje ekonomike”, tha Bartomeu, presidenti i Barçës.

“Jo vetëm Barcelona, por çdo klube që detyrohet të luajë prapa dyerve të mbyllura përjeton humbje ekonomike”, shtoi ai.

“Barcelona do t’i humbë rreth gjashtë milionë euro. Natyrisht se na vjen keq sepse kjo i prek anëtarët e klubit, tifozët dhe botën e futbollit. Jemi midis një situate unike”, theksoi ai.

-->