Barcelona interesohet për të “padëshiruarin” e Man. United

Futboll 27 Mars 2018 08:10

Barcelona befason me interesimin e saj për lojtarin e Manchester United, i cili kohëve të fundit po has në probleme në “Old Trafford”.

Disa vite më parë, llogaritej si një super talent dhe Manchester United me ngulm dëshirontë ta transferonte në “Old Trafford”, kurse tani trajneri Jose Mourinho ka filluar që të mendojë ndoshta edhe për largimin e tij, pasi nuk i përshtatet me lojën e portugezit.

Luke Shaw, vetëm 22 vjeçar, i cilësuar si njëri prej mbrojtësve të majtë më me perspektiv në Angli, po has ne probleme me trajnerin Mourinho, por përtej Premier League, janë gjigantët katalonas ata që po mendojnë t’i afrohen gjatë verës Shaw.

Mbrojtësi i United, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2019, me zhvillimet e fundit në skuadër me trajnerin, thuhet se po refuzon të nënshkruajë vazhdimin e kontratës dhe këtë situatë po e përcjell me vëmendje Barcelona, e cila gjatë verës ashtu kështu është e interesuar të sigurojë shërbimet e një mbrojtësi të majtë dhe duke parë moshën e talentin e Shaw, ai mund të jetë një kandidatë shumë i mirë për të veshur fanellën e ekipit katallan.

Normalisht që tek Barcelona, opsioni i parë për atë pozitë është Jordi Alba, por Shaw do të mund ta zëvendësonte të dytin, francezin Lucas Digne, i cili ka pasur vetëm 13 paraqitje këtë sezon dhe po kërkon minuta më të shumtë, prej se u transferua për 14 milionë funte nga PSG në vitin 2016, për një marrëveshje pesë vjeçare.

Për një mbrojtës të majtë, gjatë verës do të jenë në kërkim po ashtu edhe Chelsea e Arsenal dhe në rast se gjërat nuk ndryshojnë pozitivisht për 22 vjeçarin tek “Djajtë e Kuq”, atëherë opsionet duket se nuk do t’i mungojnë. /Insporti.com

-->