Barcelona kërkon një 34-vjeçar për sulmin

Futboll 24 Maj 2019 12:25

Merkatoja e Barcelonës në vitet e fundit nuk ka qenë aspak pozitive.

Katalanasit kanë bërë blerje të gabuara, mjafton të kujtojmë milionat e shpenzuara për Philippe Coutinhon, Malcomin, Umtitin apo dhe Boatengun.

Tre afrimet e para u bënë për të bërë diferencën, ndërsa Princi në kushte emergjence. Shanset që kampionët e Spanjës të gabojnë dhe në verë janë reale.

Ekipi katalanas synon të afrojë në Camp Nou sulmuesin e Tottenhamit, Fernando Llorente.

Ky i fundit është zëvendësuesi i Harry Kane dhe nuk ka luajtur as me “Spursat”.

Sulmuesi 34-vjeçari do të jetë si futbollist i lirë në verë dhe kaq mjafton për katalanasit që ta afrojnë në ekip.

Drejtuesit duan që të shtojnë konkurrencën për Luis Suarezin, por Llorente vështirë se do të jetë zëvendësues i denjë për uruguaianin./Insporti