Barcelona kthehet te “dashuria e vjetër”

Futboll 07 Prill 2020 12:47

Një nga emrat që është përmendur thuajse çdo afat kalimtar për një transferim te Barcelona është padyshim Willian.

Nëse vitet e shkuara, pengesë ka qenë Chelsea, këtë herë e vetmja pengesë mund të bëhet Juventusi.

Barça ka hedhur sytë te dashuria e vjetër përsëri dhe kërkon të sigurojë shërbimet e 31-vjeçarit, i cili do të jetë lojtar i lirë në verë, pasi kontrata e tij me Blutë skadon.

Në garë me katalanasit është edhe Juventusi, që ka nisur kontaktet e para me brazilianin.

Pavarësisht kësaj, Barça kërkon të përfitojë nga fakti se Willian gjithnjë e ka shprehur dëshirën për të luajtur në “Camp Nou”.

-->