Barcelona me kërkesë për Federatën Spanjolle, nuk duan ta marrin Pedrin në Lojërat Olimpike

Futboll 29 Qershor 2021 15:04

Mesfushori spanjoll, Pedri ishte një ndër emrat befasues të Spanjës për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, transmeton Insporti.

Megjithatë, sipas mediave spanjolle, Barcelona do bisedojë me Federatën spanjolle duke kërkuar që Pedri të mos përfshihet në këtë turne, që zhvillohet në verë, kjo pasi pas një sezoni të gjatë dhe pjesëmarrjen në “Euro 2020”, lojtari do jetë vërtet i lodhur.

Nëse Spanja arrin në finale, pasi takohen me Zvicrën të premten, ata do përfshihen në garë deri më 11 korrik, derisa Lojërat Olimpike nisin një javë më vonë.

Nëse Spanja arrin larg edhe në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, Pedri do paraqitet me 7 gusht, vetëm një javë para se të nis sezoni i ri te katalunasit.

-->