Barcelona me lajm fantastik para ndeshjes me Eibarin, i kthehen 2 lojtarë

Futboll 11 Janar 2019 15:32

Thomas Vermaelen dhe Sergi Samper kanë lënë anash problemet me lëndime.

Ata janë stërvitur normalisht me pjesën tjetër të ekipit gjatë ditës së sotme, stërvitja e parë pas humbjes 2-1 nga Levante në Kupën e Mbretit, raporton Insporti.

Në stërvitje janë parë edhe Alba, Rakitic, Pique, Suarez e Messi – të cilët munguan në takimin e mbrëmshëm.

Barça përballet me Eibarin të dielën nga ora 18:30 në kuadër të xhiros së 19 në La Liga.

Pas 18 takimeve, ekipi i Ernesto Vlaverdes prin në La Liga me 40 pikë, 5 më shumë se ndjekësi më i afërt, Atletico Madridi dhe 10 më shumë se rivali i përbetuar, Real Madridi. /Insporti.com/