Barcelona me mesazh të qartë për futbollistët: “Këtu s’ka provë, bëjeni ose mos e provoni fare”

Futboll 04 Maj 2021 10:51

Kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të sezonit 2020/21 në La Ligën spanjolle dhe shpresat e skuadrës së Barcelonës për titull janë ende të mëdha, shkruan Insporti.

Në një postim të klubit katalunas, është dhënë një mesazh i qartë për lojtarët.

“Këtu s’ka provoni. Bëjeni, ose mos e bëni. Provë nuk ka këtu”, shkruhet në postimin e Barcelonës në rrjetet sociale, një thënje e njohur e Yodas.

Kujtojmë që Barcelona është në pozitën e tretë me 74 pikë, aq ka edhe Real Madridi. Kurse, Atletico Madrid ka 76 pikë.

-->