Barcelona me një provokim të madh për Real Madridin në prag të “El Clasicos”

Futboll 08 Prill 2021 10:50

Barcelona luan këtë javë në udhëtim “El Clasicon” e dytë të sezonit në Madrid, raporton Insporti.

Teksa në fillim të sezonit “Blaugranat” u mposhtën 3-1 në shtëpi nga Real Madridi, këtë fundjavë skuadra e Ronald Koeman do tentojë tri pikët me qëllim që të mbajë hapin për titullin e La Ligës.

Drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur një poster të madh para stadiumit të Real Madridit, “Santiago Bernabeu”, ku shihen Frenkie De Jong dhe Pedri me përshkrimin, ‘Ganas De Clasico’ që përkthehet që mezi po pres El Clasicon.

Image

Kujtojmë që sfida Real Madrid – Barcelona nuk do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, i cili është në rinovim e sipër, por do të zhvillohet në stadiumin “Alfredo di Stéfano”./Insporti.com/

-->