Barcelona me vendim befasues, Messi nuk luan kundër Interit

Futboll 09 Dhjetor 2019 18:09

Barcelona do të luajë pa Lionel Messin dhe Gerard Piquen të martën ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.

Pos tyre, te Barcelona nuk do të paraqitet as Jordi Alba.

Në vend të yjeve të mëdha, Barcelona për ndeshjen e fundit të Grupit F ka udhëtuar me lojtarë të rinj.

Barça tashmë ka siguruar kualifikimin tutje me 11 pikë pas pesë ndeshjeve. Për Interin kjo është ndeshje vendimtare për të vazhduar përpara.

Interi e Dortmundi luftojnë për pozitën e dytë të këtij grupi. Të dy ekipet kanë nga shtatë pikë me Interin si i dyti aktualisht për shkak të rezultateve më të mira në ndeshjet e ndërsjella. Dortmundi përballet me Slavia Pragën.

Ky është ekipi i plotë i Barcelonës për ndeshjen me Interin: Ter Stegen, Rakitic, Sergio, Tobido, Suarez, Neto, Lenglet, Wague, Griezmann, Alena, De Jong, Vidal, Umtiti, Junior, Inaki Pena, Perez, Riqui Puig, Ansu Fati, Araujo, Morer.

-->