Barcelona merr këtë veprim që nuk do u pëlqej futbollistëve

Futboll 21 Mars 2020 22:00

Gjigantët e La Ligës, Barcelona thuhet se po shqyrton një seri të uljes së pagave në klub, pas ndikimit në rritje të virusit Covid-19.

Katalunasit ndoqën shembullin e klubeve të tjera spanjolle në pezullimin e të gjitha stërvitjeve dhe aktiviteteve të klubit, si pjesë e pezullimit të La Ligës, të paktën deri më 4 prill.

Bordi i drejtorëve ka zhvilluar një seri takimesh elektronike ditëve të fundit, për të vlerësuar situatën dhe për të formuluar një plan për javët e ardhshme.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, asnjë vendim nuk do të merret para fundit të javës, por ulja e pagave mund të jetë një opsion për lojtarët dhe stafin stërvitës.

Raporti shton se skuadra e Barcelonës është e hapur për mundësinë e zvogëlimit të pagës, me të gjitha opsionet në tryezë në javët e ardhshme.

La Liga pritet të bëjë një njoftim javën e ardhshme në lidhje me kthimin e futbollit në kampionatin elitar, ku pritet të vazhdohet pezullimi edhe për disa javë.

-->