Barcelona mposht Cornella, kualifikohet në raundin tjetër të Copa Del Rey

Futboll 21 Janar 2021 23:41

Barcelona ka fituar ndaj Cornellas si mysafir me rezultat 2-0, në kuadër të 1/16 të Kupës së Mbretit.

Katalunasit në këtë ndeshje humbën dy penalti gjatë kohës së rregullt, ndërsa vetëm pas vazhdimeve kaluan tutje.

Miralem Pjanic humbi penalltinë në fundin e pjesës së parë, ndërsa Ousmane Dembele në fund të ndeshjes.

Barcelona kishte shumë raste në këtë ndeshje, por arriti të shënojë vetëm pas kohës shtesë.

Ousmane Dembele shënoi në minutën e 92-të për 1-0.

Kur pritej qe ndeshja të mbyllej edhe Martin Braithwaite gjeti golin për 2-0. 

-->