Barcelona mposht Stuttgartin, shkëlqejnë Depay dhe Griezmann

Futboll 31 Korrik 2021 21:00

Barcelona ka mundur me lehtësi 3-0 Stutgart në miqësoren e luajtur pasditen e sotme në Gjermani.

Protagonistët e takimit kanë qenë Memphis Depay, autor i një goli të mrekullueshëm në minutën e 21-të, dhe Antoine Griezmann, autor i dy asisteve.

Francezi ka dhënë asistin për golin e dytë të shënuar nga 18-vjeçari Demir në të 36-ën dhe për golin e tretë të realizuar nga talenti Puig në të 73-tën.

https://player.streamkora.com/player/html/j85k4AFgOOSJo?popup=fromblocked&autoplay=1

-->