Autogol i “çmendur” nga Diego Costa, përgjigjet shpejt Atletico

Futboll 30 Qershor 2020 22:19

Barcelona ka kaluar në epërsi me gol të çuditshëm ndaj Atleticos në “Camp Nou”.

Skuadra vendëse ndëshkoi Atletico Madridin në minutën e 11-të të ndeshjes falë autogolit të Diego Costas, shkruan Insporti

Costa pas devijimit të Busquets me kokë, e dërgoi topin pa dashje në rrjetën e tij.

Mirëpo Atletico barazoi rezultatin vetëm gjashtë minuta më vonë, me anë të Saul Niguez nga pika e bardhë e penalltisë.

-->