Barcelona pa Messin, Suarezin, Alban e shumë lojtarë tjerë kundër Levantes së Bardhit

Futboll 10 Janar 2019 12:59

Barcelona ka zbuluar listën prej 18 lojtarëve të ftuar për ndeshjen e sotme kundër Levantes në kuadër të Copa del Rey.

Ernesto Valverde e ka lënë në shtëpi, 10-shin magjik, Lionel Messin.

Nuk kanë udhëtuar për ndeshjen e sotme as Piqué, I. Rakitic, Suárez, Jordi Alba e Munir, janë lënë në shtëpi, kurse për shkak të dëmtimeve do të mungojnë Rafinha, Samper, Umtiti dhe Vermaelen.

Valverde ka ftuar disa të rinj të akademisë, derisa kundër Enist Bardhit të Levantes pritet të debutojë i transferuar në këtë merkato, Jaison Murillo, raporton Insporti.

Lojtarët e ftuar nga Barcelona: Ter Stegen, Semedo, Sergio, Denis Suárez, Coutinho, Arthur, O. Dembélé, Cillessen, Malcom, Lenglet, Murillo, S. Roberto, Aleñá, Vidal, Miranda, Riqui Puig, Chumi dhe Wague.