Barcelona pas yllit të madh të Manchester Unitedit

Futboll 24 Dhjetor 2018 07:59

Barcelona shprehet këmbëngulëse për të nënshkruar me Marcus Rashford.

Katalanasit duan që ta fitojnë garën për sulmuesin e Manchester United, garë në të cilën duhet ta mposhtin rivalin Real Madrid dhe skuadrën e madhe italiane Milan, shkruan Goal.

Hierarkia e Barcës ka përpiluar një dosje të detajuar për Rashford, i cili në 15 paraqitje sivjet në Premier League ka realizuar katër gola.

Ata thuhet se blerjen e anglezit dëshirojnë ta kryejnë në verën e ardhshme dhe jo në afatin e janarit që po vjen.