Barcelona pritet të vendosë sot rreth çështjes së Neymarit

Futboll 27 Gusht 2019 10:16

Barcelona mori fitoren e parë në La Liga duke mposhtur Real Betisin me rezultatin 5:2, me Griezmannin që shkëlqeu në këtë takim.

Por drejtuesit e klubit katalanas e kanë ende mendjen në merkato dhe po shohin mundësinë e afrimit e Neymarit në “Camp Nou”.

Kampionët e Spanjës janë momentalisht një hap pas Real Madridit në luftën për afrimin e brazilianit në Spanjë dhe kjo djeg shumë te Barcelona.

Senati i klubit do të mblidhet dhe do të vendosë përfundimisht nëse duan të sakrifikojnë për të arritur te futbollisti, apo do të dorëzohen përfundimisht.

Braziliani nuk është çështja e vetme që do të flitet, pasi në tryezë do të vendoset e ardhmja e Rakiticit dhe Rafinhas.