Barcelona publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet miqësore në Gjermani – ky është vendimi për Rey Manaj

Futboll 28 Korrik 2021 13:51

Barcelona ka fituar dy ndeshjet e para para-sezonale para sezonit të ri ku Rei Manaj ishte një nga protagonistët kryesor.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar 4 gola me statistikën mesatare të një goli në 17 minuta.

Së fundmi katalanasit do të udhëtojnë drejt Gjermanisë për të vazhduar me përgatitjet për edicionin 2021/2022.

Në bazë të listës së publikuar atje shihet edhe përfshirja e Rei Manajt që vazhdon të jetë pjesë e ekipit të parë të Barcelonës.

-->