Barcelona shpëtoi, penalltia e humbur nga Reus duhej përsëritur

Futboll 17 Shtator 2019 23:15

Barcelona barazoi në sfidën e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve ndaj Borussia Dortmund.

Gjithsesi, ky barazim erdhi me shumë fat pasi portieri Andre Ter-Stegen priti penalltinë e ekzekutuar nga Marco Reus.

Megjithatë me rregullat e reja që janë vënë në përdorim nga ky sezon penalltia duhej përsëritur, shkruan lajmi.net.

Portieri gjerman del me të dyja këmbët jashtë vijës së tij, ndërkohë që me rregullat e reja njëra këmbë duhet të jetë në vijë.

Edhe pse me VAR, gjyqtari nuk reagoi fare në këtë rast – për çka ka marrë kritika të shumta në rrjetet sociale pas përfundimit të ndeshjes.