Barcelona t’i nënshtrohet kontrolleve të rrepta mjekësore, shkak Coronavirusi

Futboll 23 Shkurt 2020 22:59

Barcelona do t’i nënshtrohet kontrolleve të rrepta mjekësore përpara ndeshjes me Napolin ditën e martë për fazën e 1/16-ave të Ligës së Kampioneve.

Për shkak të përhapjes së koronavirusit në disa rajone të Italisë, klubi katalanas ka pranuar t’i nënshtrohet kontrolleve në Napoli nëse lojtarët apo ndonjë anëtar i klubit apo stafit teknik është infektuar me virusin vdekjeprurës.

Mediat spanjoll shkruajnë se lojtarë do të testohen në një ekran për sa i përket stastikave të shëndetit dhe në rast temperature të lartë do të kalojnë në kontrolle të tjera mjekësore.

Ditën e sotme kampionati italian shtyu 4 ndeshje pasi qeveria shpalli gjendjen e emergjencës në rajonet e Lombaridë dhe Padova.

-->