Barcelona triumfon ndaj Elches dhe fiton trofeun “Gamper”

Futboll 19 Shtator 2020 22:59

Barcelona mundi me rezultat minimal Elchen, këtë të shtunë, për trofenë “Joan Gamper”, ndeshje që i jep fund fazës përgatitore të ekipit “blaugrana”. Ronald Koeman bëri eksperimentet e fundit para përballjes me Villarrealin në La Liga Satander 2020/21, që korrespondon me javën e tretë. Të vetmin gol në këtë takim e shënoi Antoine Greizmann, ndërsa Coutinho u shfaq në një nivel të shkëlqyer për t’u shpallur dhe lojtari më i mirë i ndeshjes.

Këtë test Koeman e filloi me këtë formacion: Neto, Sergi Roberto, Piqué, Lenglet, Jordi Alba, De Jong, Busquets, Ansu Fati, Messi, Coutinho dhe Griezmann. Frencezi Griezmann e shënoi golin e vetëm të ndeshjes pas një asistimit nga Jordi Alba, në pjesën e parë. Në të dytën pati shumë ndryshime në të dyja skuadrat, me Barcelonën që e uli ndjeshëm ritmin e për rrjedhojë nuk e thelloi diferencën.

Debutoi me fanellën “blaugrana” boshnjaku Miralem Pjanic, i cili mbërriti te Barcelona nga Juventusi në bazë të marrëveshjes që transferoi në Torino brazilianin Arthur.

-->