Barcelona u mundua të tallej me Chelsean, por e ‘pësoi’ në këtë mënyrë

Futboll 23 Korrik 2019 11:01

Barcelona e Chelsea kanë ‘ngacmuar’ njëra-tjetrën, para përballjes së tyre në ‘Rakuten Cup’.

Në Saitama të Japonisë, dy gjigantët evropianë sot do të ndeshen në turin para-sezonal me fillim nga ora 12:30, shkruan Insporti

Faqja e Chelseat në ‘Twitter’ ka publikuar një video në prag të kësaj ndeshjeje, të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve në vitin 2012, kur blutë e kishin eliminuar Barcelonën, për ta fituar më pas këtë trofe.

Nuk vonoi reagimi nga faqja zyrtar e Barcelonës, që u mundua ta provokojë Chelsean.

“A është kjo një kthim prapa i kohës kur ju po luanit në Champions League?”, shkruan faqja e Barcelonës, duke e ngacmuar Chelsean për faktin se edicionin e shkuar garoi në Ligën e Evropës.

Por, reagimi tjetër i anglezëve nuk vonoi. Faqja e Chelseat i kujtoi Barcelonës eliminimin e turpshëm të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

“A jeni të sigurt se ju dëshironi të flisni për Ligën e Kampionëve pas asaj që ndodhi këtë vit?”, ishte reagimi i Chelseat.

Ndryshe, përkundër se ishte në formë humori, ky ‘provokim’ i Barcelonës ishte i pasaktë, pasi që video e postuar nga Chelsea ishte e gjysmëfinales së vitit 2012, derisa për herë të fundit – para se të rikthehej në Champions League për sezonin e ardhshëm – Chelsea në Champions kishte garuar në vitin 2017. /Insporti.com/