Barcelona i vihet prapa lojtarit të Bayern Munchen

Futboll 19 Mars 2018 08:54

Skuadra e Barcelonës, duket se e ka identifikuar lojtarin e radhës dhe ai vjen nga ekipi më i madh në Bundesligën gjermane, Bayern Munchen.

Mediat në Spanjë janë duke raportuar për një tentim të ekipit katallan, për të transferuar lojtarin e skuadrës bavareze, austriakun David Alaba.

Megjithëse për 25 vjeçarin, i cili mund të luajë në pozita të ndryshme, po interesohet edhe Real Madrid, duket se Barcelona ka qenë pak më e shpejtë dhe ka filluar kontaktet direkt me klubin e tij aktual, Bayern Munchen.

Shifra e cila përmendet për transferimin e Alaba, thuhet se është 70 milionë euro dhe Barcelona nuk do ta ketë problem pagesën e saj, pasi e dëshiron me ngulm në “Camp Nou” austriakun. /Insporti.com

-->