Barcelona zyrtarizon marrëveshjen me Pedrin me klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh

Futboll 14 Tetor 2021 15:25

Barcelona dhe Pedri janë pajtuar për zgjatje të kontratës deri në vitin 2026, me klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh, duke shokuar botën e futbollit.

Në atë që tani është quajtur si një klauzolë “anti-Sheik”, vlerat vazhdojnë të rriten mes frikës se superfuqitë financiare në lojë, të tilla si Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Newcastle United, janë të afta të financojnë lëvizje të mëdha për lojtarët më të mirë në botë.

Në rastin e Pedrit, të kesh një klauzolë kaq të lartë lirimi do të thoshte që një palë e interesuar do të duhej të paguante një tarifë rekord transferimi botëror për ta marrë atë.

-->