Barcelonës i ofrohet mesfushori i PSG-së

Futboll 14 Mars 2018 17:04

Mesfushori i Paris Saint-Germain, i cili kishte qenë cak i Barcelonës edhe vitin e kaluar, duket se këtë herë edhe mund ta realizojë kalimin e tij në “Camp Nou”.

Mirëpo, për dallim nga hera e kaluar kur drejtuesit e PSG-së nuk ishin të interesuar ta largonin në një drejtim tjetër, kësaj radhe edhe mund të ndodh, pasi italiani ka dështuar të impresionojë në “Parc des Princes”.

Marco Verratti së fundmi ka angazhuar si agjent të tij, të mirënjohurin Mino Raiola dhe kjo zakonisht shpjegohet me atë se lojtari dëshiron të lëvizë nga Parisi.

Barcelona italianin Verratti edhe publikisht, verën e kaluar e kishte llogaritur si objektivin e tyre kryesor, pasi cilësohej si lojtarë i denjë i cili do të mund ta zëvendësonte në mesfushë Andres Iniesta-n, mirëpo tentimi i tyre nuk u realizua për shkak se klubi francez nuk bindej për ta lëshuar 25 vjeçarin.

Megjithatë, këtë sezon Verratti nuk është se po kalon në formën e tij optimale, por po ashtu edhe ndëshkimi i shumtë me kartonë të kuq, madje edhe në ndeshjen kundër Real Madrid, ka bërë që të mos jetë edhe aq i dëshiruar si më parë, përkundër se trajneri Unai Emery mundohej ta përgëzonte në çdo rast që gjente.

Shtypi francez ka bërë të ditur se agjenti Mino Raiola ka zhvilluar biseda me Barcelonën, ku i ka ofruar shërbimet e Verratti-t dhe nëse ekipi katallan është ende i interesuar për italianin, atëherë edhe PSG do mund të bindej, marrë parasysh se i duhet të zbut pak shpenzimet që kishte bërë me blerjet e verës së kaluar. /Insporti.com

-->