Bardhyl Canolli i pari edhe në auto sllallom

FASK 12 Tetor 2019 22:49

Pasi e ka siguruar titullin e kampionit në disiplinën malore, Bardhyl Canolli synon që këtë sukses ta arrijë edhe në disiplinën e auto sllallomit.

Një hap të rëndësishëm drejt këtij synimi Canolli e ka bërë sot, pasi fitoi në garën që u zhvillua në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.

Anëtari i Auto Klubit Eurogoma RT deri te fitorja arriti me kohën 01.21:294 minuta.

“Bëhet fjalë për një garë krejt ndryshe nga ajo e disiplinës malore, sidomos duke marrë parasysh veturën me të cilën garoj unë (Radical SR8 LM), por pasioni për shpejtësinë më shtyn të marrë pjesë në çdo garë. Besoj të arrij sukses edhe në dy garat e ardhshme dhe të shpallem kampion edhe në këtë disiplinë”, ka thënë Canolli pas fitores.

I dyti në plasmanin e përgjithshëm u rendit Valon Jaha i Prishtina RT, i cili me BMW e tij ishte më i kandalshëm për 01.286 sekonda.

Podiumi i fituesve u plotësua me Suhejb Vuqiternën e Auto Klubit Rahoveci. Ai me Audi S3 në krahasim me fituesin e vonua për 04.881 sekonda.

Në konkurrencën ekipore, pozita e parë i takoi AK Prishtina RT, e dyta Prizreni D&G, ndërsa në pozitën e tretë u rendit Eurogoma RT.

Kmpionati i Kosovës vazhdon këtë diel me garën Drag Race, që po ashtu mbahet në Sllatinë.

Rezultatet:
Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1)
1.Mecit Mutlu (Opel Corsa – Prizreni D&G) 01:40.679

Klasa 2 (mbi 1200 -1600 ccm – Grupi 1)
1.Pajtim Qupeva (Renault Clio – Eurogoma RT) 01:40.610

Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1)
1.Jeton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 01:53.64
2.Visar Gjikolli (Citroen C5 – Prizreni D&G) +01.450
3.Bashkim Memaj (Subaru – Prizreni D&G) + 02.034

Klasa 6 (mbi 1600 ccm – Grupi 2)
1.Alteron Sylmeta (BMW – Gjakova 137) 02:18.252
2.Besart Pruthi (BMW – Gjakova 137) +41.618

Klasa 7 (deri 1200 ccm – Grupi 3)
1.Enis Bajraktari (Yugo – Prishtina RT) 02:01.006

Klasa 8 (mbi 1200 – 1600 ccm – Grupi 3)
1.Kreshnik Mariqi (Yugo – Prizreni D&G) 01:31.318
2.Ardit Namligjiu (Suzuki Swift – Prishtina RT) +03.385
3.Edon Hasaj (Polo – Rahoveci) +04.094

Klasa 9 (mbi 1600 cm – Grupi 3)
1.Bardhyl Canolli (Radicall SR8 LM – Eurogoma RT) 01:21.294
2.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT) +01.286
3.Suhejb Vuqiterna (Audi S3 – Rahoveci) +04.881

Plasmani gjeneral:
1.Bardhyl Canolli (Radicall SR8 LM – Eurogoma RT) 01:21.294
2.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT) +01.286
3.Suhejb Vuqiterna (Audi S3 – Rahoveci) +04.881

Renditja ekipore:
1.Prishtina RT 50 pikë
2.Prizreni D&G 47
3.Eurogoma RT 30

-->