Bardhyl Canolli konfirmohet kampion

FASK 30 Shtator 2019 00:06

Bardhyl Canolli është fitues i garës që u zhvillua në Goden të Gjakovës, e fundit në diciplinën malore të kampionatit të sivjetmë të Kosovës në automobilizëm.

Canolli në këtë mënyrë u konfirmua edhe kampion i kësaj dicipline, në të cilën dominoi në pjesën më të madhe të kmpionatit.

Deri te fitorja në Goden, ai me Radicall SR8 LM arriti ne kohën e përgjithshme prej 02.45.478 minuta, duke shënuar edhe rekord të shtegut.

“Jam i kënaqur me fitoren e sotme, por edhe me suksesin e përgjithshëm në kampionat. Ka qenë një kampionat në të cilin shumë garues kanë bërë investime të mëdha, duke e bërë garën më interesante. Është me rëndësi që gjatë gjithë kampionatit nuk kemi pasur asnjë aksident serioz, pastaj kemi marrë pjesë edhe në gara ndërkombëtare dhe kemi fituar përvoja të rëndësishme. Shpresoj që edhe pjesa e mbetur e kampionatit, në disiplinat tjera të përfundojë në mënyrën më të mirë”, ka thënë Canolli.

I dyti në plasmanin e përgjithshëm në Goden u rendit Përparim Dushi me Mitsubishi Evo 9, i cili në krahasim me Canollin u vonua për 10.411 sekonda, ndërsa podiumi i fituesve u plotësua me Blerand Hasanajn, i cili me Opel Astra GSI pati kohën prej 03.01:29 minuta.

-->