Bariu ia priti penalltinë Cristianos, historia e çuditshme e portierit iranian

Futboll 26 Qershor 2018 17:38

Penalltia e humbur e Cristiano Ronaldos mbrëmjen e së hënës Iranit ka pasur jo pak jehonë, pasi mund të sillte një short më të mirë për përfaqësuesen e tij për në raundin pasardhës nëse do të fitonin e do të grumbullonin më tepër pikë se Spanja.

Gjithsesi askush nuk e dinte që portieri, i cili i priti penalltinë, Aliriza Beiranvand, është bari dhe jeta e tij ka pasur shumë vuajtje.

Jo rrallë herë në një intervistë ku ka treguar jetën e tij, Alirizai ka fjetur rrugëve, e më pas i është dashur të punojë në një autolarje apo në piceri të ndryshme.

Gjithsesi fati i buzëqeshi dhe shumë vite më pas ai ka arritur të bëhet protagonist me sa mundi me përfaqësuesen e tij, duke mos i lejuar humbjen në ndeshjen e fundit në Botërorin rus, ku Irani barazoi 1-1 me Portugalinë, për ta mbyllë me dinjitet aventurën në Rusi.

Në 1/8 e finales, Portugalia do të përballet me Uruguain, kurse Spanja me Rusinë. Do të kishte ndodh e kundërta nëse Ronaldo nuk do ta kishte humbur atë penallti, ose nëse Portugalia nuk do të kishte pranuar atë gol nga pika e bardhë në minutat shtesë të sfidës. /Insporti.com/

-->