Barnett: Bale nuk transferohet në Tottenham

Futboll 03 Shkurt 2020 14:01

Jonathan Barnett ka mohuar një rikthim të mundshëm të Gareth Bale në Tottenham, shkruan Insporti.com.

Barnett ka treguar se për shumë klube transferimi i Bale është i vështirë, për shkaqe financiare, ndërsa ka mohuar edhe gjasat për një rikthim të tij në Londër.

“Gareth është shumë i lumtur aty. Dhe le të jemi realist: për shumë klube ai është jashtë ligës së tyre, financiarisht”, është shprehur Barnett.

I pyetur për ndonjë rikthim të mundshëm në Tottenham, Barnett ka thënë: “Nuk mendoj, jo”.

Në fund, ai ka deklaruar se as gjatë janarit nuk ka qenë në opsion largimi nga Real Madridi. /Insporti.com/

-->